Kjaer, për zënkat me Ibrahimovic: “Kemi të njëjtin objektiv, ta ndihmojmë Milanin” - Gazeta Express
string(77) "kjaer-per-zenkat-me-ibrahimovic-kemi-te-njejtin-objektiv-ta-ndihmojme-milanin"

Gazeta Express

16/01/2020 17:49

Kjaer, për zënkat me Ibrahimovic: “Kemi të njëjtin objektiv, ta ndihmojmë Milanin”

Gazeta Express

16/01/2020 17:49

Simon Kjaer tashmë është i Milanit.

Te Kuqezinjtë, qendërmbrojtësi i Danimarkës do të ketë shok skuadre një ndër më të mirët në histori, Zlatan Ibrahimovicin.

Lexo Edhe:

Me të, Kajer ka një të kaluar të hidhur mund të themi pasi sa herë janë përballur në fushë, diçka ka ndodhur mes tyre.

Rasti më i freskët është pak vite më parë në Europa League, Zlatan Ibrahimovic ishte pjesë e Manchester United, derisa Kjaer pjesë e Fenerbahçes.

U desh ndërhyrja e Jose Mourinhos, gjyqtarit e të tjerëve që gjërat mos të përkeqësohen megjithëse Ibrahimovic paksa e ka për fyti dhe ia tërheq vëmendjen danezit.

Sido që të jetë, ata tani do të jenë shokë skuadre të Milani dhe Kjaer thotë se s’ka asnjë problem me Ibrën për të cilin ka vetëm fjalë të mira për karrierën mbresëlënëse që ka pasur suedezi.

“Jam përballur me të shumë herë gjatë karrierës sime. Kemi pasur betejat tona në fushë, por s’ka asnjë problem mes nesh”.

“Kemi të njëjtin objektiv, t’ia zgjatim dorën Milanit dhe ta dërgojmë sa më lart që është e mundur. Karriera e tij flet gjithçka, është kënaqësi për të gjithë që ai është këtu”. /Gazeta Express/