Kishte ardhur në Tiranë për varrimin e gjyshes, si u vra 28- vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(76) "kishte-ardhur-ne-tirane-per-varrimin-e-gjyshes-si-u-vra-28-vjecari-ne-tirane"

Gazeta Express

20/01/2020 22:22

Kishte ardhur në Tiranë për varrimin e gjyshes, si u vra 28- vjeçari në Tiranë

Gazeta Express

20/01/2020 22:22

Vilson Tafçiu (Noka) është 28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Ai ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

Atë e kanë thirrur pasi ka qenë në lokal dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Aii ka qenë më pari i arrestuar në Francë për drogë dhe është deportuar në vendin tonë.

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve