Kimmich, zëvendësuesi i Casemiros te Man Utd - Gazeta Express
string(43) "kimmich-zevendesuesi-i-casemiros-te-man-utd"

Kimmich, zëvendësuesi i Casemiros te Man Utd

Futboll

Gazeta Express

29/03/2024 10:08

Josuah Kimmich është një nga emrat e lakuar nga Barcelona për të përforcuar atë pozicion në mesfushë që ka mbetur keq pas largimit të Sergio Busquets.

Me pak më shumë se një vit që ka mbetur deri në skadimin e kontratës së tij me Bayernin, çmimi i gjermanit nuk do të kalonte 50 milionë, një shifër e përballueshme, por e paarritshme për momentin për ekonominë e pasigurt të katalonasve.

Lexo Edhe:

Opsionet që Kimmich të përfundojë me fanellën e Barçës varen nga lojtari që përfundon kontratën me skuadrën bavareze dhe vjen në verën e vitit 2025 si transfer i lirë.

Një opsion i vështirë, duke marrë parasysh që ekipet e mëdha evropiane janë të interesuar për të ardhmen e tij.

Një prej tyre është Manchester United, i cili është në kërkim të një mesfushori që do t’i lejojë të lirojë Casemiron.

Pas një sezoni të parë të suksesshëm, mesfushori veteran brazilian ka shënuar rënie në performancë këtë sezon, në të cilin një dëmtim e ka mbajtur atë jashtë fushës së lojës për tre muaj.

Djajtë e Kuq duan të heqin qafe një futbollist tashmë 32 vjeç, me një nga pagat më të larta në skuadër dhe ende me tre vite kontratë përpara tij.