Kërkohen të holla nga gjithkund, për 10 ditë arrijnë ndihma prej 175 milionë eurove nga FMN - Gazeta Express
string(90) "kerkohen-te-holla-nga-gjithkund-per-10-dite-arrijne-ndihma-prej-175-milione-eurove-nga-fmn"

Gazeta Express

04/04/2020 19:09

Kërkohen të holla nga gjithkund, për 10 ditë arrijnë ndihma prej 175 milionë eurove nga FMN

Gazeta Express

04/04/2020 19:09

Për financim të masave për stabilizim të gjendjes ekonomike dhe shëndetësore, Fondi Monetar Ndërkombëtar aprovoi 175 milionë euro. Pas kësaj, Ministria e Financave bashkë me Bankën Popullore duhet të dërgojë letër për ta realizuar aranzhmanin, përcjell GazetaExpress nga Tv21.

Këto mjete duhet të arrijnë kah mesi i këtij muaji, për çka ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se ndihma e parë pritet pikërisht nga Fondi Monetar. Krahas vendit tonë, ndihmë nga Fondi për ballafaqim me krizën ekonomike dhe shëndetësore kanë kërkuar edhe shumë vende të tjera të prekura nga kriza.

Lexo Edhe:

-Mund të them se asnjëherë deri më tani nuk kam parë rritje aq të madhe të kërkesave për financim të shpejtë. Tashmë mbi 90 vende kanë kërkuar ndihmë nga FMN-ja, tha Kristina Georgieva, drejtoreshë e FMN-së.

Qeveria e Maqedonisë në drejtim të ballafaqimit me krizën solli një pako masash ekonomike. Me 200 milionë euro, pushteti siguron se do të ruhen rreth 250 mijë vende pune. Nga partia në pushtet, LSDM, thonë se që të sigurohen më shumë të holla, shkurtohen të gjitha harxhimet joproduktive.

-Kjo është koha kur solidaritetin duhet ta tregojmë në vepër. Prandaj, Qeveria hapi një fond për donacione nga personat juridik dhe fizik, për ndihmë dhe mbështetje për ballafaqim më të lehtë me krizën. Në këtë rast, u apeloj të gjithëve që kanë mundësi dhe vullnet, të solidarizohen dhe të dhurojnë, duke dhënë kontribut për tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë, pohoi, Bogdana Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja në Qeveri ka dërguar projekt-dekrete me masa ekonomike për kompanitë dhe të punësuarit. Ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski, propozon që në vend të pagës minimale, ndihma të jetë gjysma e pagës neto.

-Këtë fundjavë po përgatisim edhe një dekret tjetër të rëndësishëm. Propozojmë që duke filluar nga marsi i këtij viti e deri në fund të 2020-tës, ato 6% nga kontributet për sigurim pensional dhe invalidor që jepen në fondet private pensionale, të paguhen në Fondin Shtetëror Pensional, për ta forcuar mundësinë për pagesën e pensioneve në kohë, tha, Trajko Sllaveski nga VMRO-DPMNE.

Për t’u përballur me krizën ekonomike, Maqedonia kërkon 120 milionë euro nga Banka Botërore, mjete të cilat do të merren në fillim të majit, pastaj 50 milionë nga Banka Evropiane e Investimeve, kurse pritet përgjigje edhe për 400 milionë euro shtesë nga bankat komerciale./GazetaExpress/B.Lika/