Kërkohej në Itali, 51- vjeçari arrestohet në Lezhë - Gazeta Express
string(48) "kerkohej-ne-itali-51-vjecari-arrestohet-ne-lezhe"

Gazeta Express

05/08/2020 8:51

Kërkohej në Itali, 51- vjeçari arrestohet në Lezhë

Gazeta Express

05/08/2020 8:51

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Lexo Edhe:

• Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim , për veprën penale”Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.