Kërcënohet me vrasje një grua në Prishtinë - Gazeta Express
string(42) "kercenohet-me-vrasje-nje-grua-ne-prishtine"

Kërcënohet me vrasje një grua në Prishtinë

Gazeta Express

21/10/2020 17:19

Një grua ka raportuar në polici se është kërcënuar me vrasje nga dy persona, raporton Express

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Po ashtu është bërë e ditur se të dyshuarit e kanë kërcënuar viktimën përmes telefonit.

“Viktima f/k ka raportuar se është kanosur me vrasje përmes telefonit nga një person mashkull dhe një e dyshuar femër, nuk dihet motivi. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të hetohet me tutje”, thuhet në njoftimin e policisë./Express/