Katër persona tentojnë të grabisin bankomatin në Prishtinë, ikin nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(84) "kater-persona-tentojne-te-grabisin-bankomatin-ne-prishtine-ikin-nga-vendi-i-ngjarjes"

Gazeta Express

21/01/2020 12:43

Katër persona tentojnë të grabisin bankomatin në Prishtinë, ikin nga vendi i ngjarjes

Gazeta Express

21/01/2020 12:43

Katër persona të dyshuar kanë tentuar të grabisin bankomatin e një banke në Prishtinë

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

“Raportohet se katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e një banke”, thekson raporti.

Po ashtu, bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi I ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore./Express/