Kasami thumbon Frontin Europian: Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë - Gazeta Express
string(70) "kasami-thumbon-frontin-europian-ju-ka-hyre-fesati-po-percahen-cdo-dite"

Kasami thumbon Frontin Europian: Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2024 13:48

Bilall Kasami thumboi Frontin Europian duke thënë se në këta të fundit nuk po organizojnë tubime por po rrihen dhe përçahen dhe siç tha, po u hyn fesati.

Kasami tha se ka një harmoni mes koalicionit VLEN pavarësisht se nuk kanë besuar se do të qëndrojnë bashkë dhe ua kanë dashur të keqen.

Lexo Edhe:

“Ata në fillim thanë se jo nuk mund të bashkohemi, ne u bashkuam dhe ka një harmoni të fuqishme mes gjithë këtyre gjashtë faktorëve të ndryshimit, mes partive politike dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Duke na dashur neve të keqen se nuk do të mund të rrijmë gjashtë bashkë, ata çdo ditë e më shumë po u hyn fesati dhe dëgjoni, ditëve të fundit nëpër tubime në vend që të organizojnë tubime ata po rrihen dhe po përçahen”, tha Kasami.