Kardilogu i Spitalit Amerikan flet për sëmundjen që ka prekur nga 30-60 mijë shqiptarë - Gazeta Express
string(86) "kardilogu-i-spitalit-amerikan-flet-per-semundjen-qe-ka-prekur-nga-30-60-mije-shqiptare"

Kardilogu i Spitalit Amerikan flet për sëmundjen që ka prekur nga 30-60 mijë shqiptarë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 9:41

Ditën e sotme i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC ishte kardiologu i Spitalit Amerikan , Alfred Nona. Ai foli për sëmundjen që ka prekur 30 deri në 60 mijë shqiptarë, bikuspidia e aortës. Kjo sëmundje prek kryesisht persona të moshave 40, 50 dhe 60 vjeç të gjinisë mashkullore, por jo vetëm.

Ndër të tjera kardiologu i Spitalit Amerikan 1, Doktor Alfred Nona tregoi si identifikohet kjo sëmundje, a parandalohet me antibiotikë dhe çfarë duhet të bëjnë personat e infektuar.

Lexo Edhe:

Për fat të keq nuk kemi shenja është asimptomatike. Vetëm 2% kur janë të lindur mund të kenë shenja që janë të lidhura me valvulën. Mund të identifikohen problematika përmes ekos, që nga 100 persona identifikohen 92 persona, na shpëtojnë vetëm 8.

Ekzaminimi për të kuptuar nëse ne jemi bartës është ekoja. Këto janë gjithmonë të lindura, simptomat i shprehin më mbrapa. Pra një femijë që identifikohet përmes valvulave, ndodh që identifikohet në mënyrë aksidentale.

Valvulat kanë funksion që të drejtojnë fluksin e gjakut, kemi një problematik shumë të rëndësishme që është infeksioni i valvulës. Duhet të trajtohet infeksionioni. Jo gjithmonë themi që mund të kemi një valvul me problem por shoqërohet edhe me muret e aortës. Zmadhimi i tyre është më i lartë. Gjithashtu ndodh edhe çarja e aortës. Pra këto tre probleme ndodhin.

Për sa i përket antibiotikëve nuk kemi,kur duam të bëjmë kura dentare, kemi një antibiotikë që japim. Përsa i përket aktiviteti fizik ne gjithmonë na pëlqen, por në rast se aorta është e zmadhuar ne nuk lejojmë sporte statike si ngritja e peshave. Pra dieta ushqimore me sa më shumë fruta dhe perime dhe sa më pak ushqime shtazore”, është shprehur ai.