Haradinaj kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës - Gazeta Express
string(124) "haradinaj-kujton-viktimat-e-gjenocidit-ne-srebrenice-si-popull-qe-kaluam-te-njejtin-ferr-bashkendjejme-me-popullin-e-bosnjes"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 10:35

Haradinaj kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës

Lajme

Gazeta Express

11/07/2026 10:35

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot viktimat e Srebrenicës. Haradinaj ka shkruar se mijëra njerëz të pambrojtur dhe pa asnjë faj kanë pësuar nga gjenocidi i ushtruar nga regjimi i Millosheviqit.

“Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

 Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë nga aparati shtetëror i Millosheviqit.

Njerëz të pambrojtur dhe pa asnjë faj, përfshirë fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Millosheviqit.

Si popull që kaluam të njëjtin ferr, bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!

Advertisement
Advertisement
Advertisement