Ka filluar rrugëtimi i edicionit të ri të PITF - Gazeta Express
string(46) "ka-filluar-rrugetimi-i-edicionit-te-ri-te-pitf"

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 16:51

Ka filluar rrugëtimi i edicionit të ri të PITF

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 16:51

Festivali “Prishtina International Theater Festival” ka filluar rrugëtimin e edicionit të gjashtë këtë vit. Hapja zyrtare është bërë në ambientet e Teatrit Kamertal në Kolgjein AAB.

Këtë vit në programin garues do të paraqiten gjashtë shfaqje teatrore, të cilat vijnë nga Spanja, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Kosova.

Lexo Edhe:

Pas ceremonisë hapëse, publiku pati rastin ta shoh shfaqjen “ I left” nga Instituti i Kulturës nga Barcelona, me regji të Enric Liziano Sans dhe Aida Flores.

Sot para publikut do të luhet një tjetër shfaqje, nga Maqedonia e Veriut, “The M Word” me regjisor Fatos Berishën, shfaqje kjo e cila premierën e kishte pasur para një muaji në Shkup.

Prishtina International Theater Festival  ka filluar me 10 maj dhe do të zgjasë deri të hënën me 16 maj ku edhe do të ndahen çmimet.

Juria për këtë festival në këtë edicion përbehet nga Isa Qosja, Halil Matoshi dhe Zijad Mehic.

/Gazeta Express