Julia Roberts blen shtëpi 8.3 milionë dollarëshe - Gazeta Express
string(48) "julia-roberts-blen-shtepi-8-3-milione-dollareshe"

Gazeta Express

29/02/2020 9:27

Julia Roberts blen shtëpi 8.3 milionë dollarëshe

Gazeta Express

29/02/2020 9:27

Grua mjaft e pasur!

Julia Roberts ka blerë një shtëpi 8.3 milionë dollarëshe në San Francisco, shkruan RadarOnline.

Lexo Edhe:

Shtëpia mahnitëse është në lagjen ekskluzive të Presidio Heights. Roberts e bleu shtëpinë më 12 dhjetor të 2019-ës.

Shtëpia e re e fitueses së Oscar ka një dhomë me më shumë se 1000 shishe të verës.

Njëra nga dhomat e gjumit ka një pamje spektakolare të urës Golden Gate.

Shtëpia u projektua nga arkitekti Sylvain Schnaittacher dhe është ndërtuar afërsisht rreth viteve 1907-1908.