Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në Gjakovë - Gazeta Express
string(67) "java-e-21-te-nis-sot-me-dy-ndeshje-ne-superlige-vemendja-ne-gjakove"

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 9:05

Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në Gjakovë

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 9:05

Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në Prince Caffe Superligë, apo rrethi i tretë i garave të elitës.

Dy prej ndeshjeve të kësaj jave do të zhvillohet këtë të shtunë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Takimi i parë do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, mes Pejës dhe Rahovecit, nga ora 17:00.

Pejanët kanë pasur një rënie në xhirot e fundit, sidoqoftë, renditen në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje, kurse “Vreshtarët” janë në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje.

Përballja e dytë për ditën e sotme është ajo mes Vëllaznimit dhe Trepçës, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën “Shani Nushi”.

Gjakovarët në elitë kanë tetë fitore e 12 humbje, ndërsa mitrovicasit numërojnë 11 fitore e nëntë humbje. /Gazeta Express/