Vazhdon gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump në Nju Jork - Gazeta Express
string(52) "vazhdon-gjyqi-ndaj-ish-presidentit-trump-ne-nju-jork"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 18:07

Vazhdon gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump në Nju Jork

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 18:07

Në Gjykatën e Mahnatanit në Nju Jork vazhdon gjyqi ndaj ish Presidentit Donald Trump lidhur me akuzat se ka fshehur pagesat në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të.

Në seancën e sotme për të katërtën ditë me radhë po dëgjohet dëshmia e David Pecker-it, ish-botuesi i tabloidit të njohur ‘National Enquirer’, lidhur me përpjekjet e dyshuara të tij për të mbrojtur zotin Trump nga bërja publike e historive që mund ta dëmtonin atë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Lexo Edhe:

Ish Presidenti Donald Trump është i pranishëm në seancë. Para se të hynte në sallën e gjyqit, ai tha se besonte se procesi gjatë ditës së djeshme shkoi “shumë mirë” për të, duke shtuar se “çështja duhej pushuar”.

Prokurorët thonë se David Pecker-i ka paguar me 150 mijë dollarë modelen Karen McDougal, e cila pretendon se ka patur një marrëdhënie 10-mujore me zotin Trump, për të blerë të drejtat e historisë së saj, me synimin për të mos e botuar atë.

Pjesë e së njëjtës skemë, sipas akuzës, ishte dhe pagesa për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels prej 130 mijë dollarësh, që ajo të heshtte mbi marrëdhënien e dyshuar me zotin Trump.

Zoti Trump i ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga të dyja gratë se kanë patur marrëdhënie jashtëmartesore me to. /VOA