Ish-ylli i Manchester City: S’ndihem i sigurt të dalë jashtë në SHBA - Gazeta Express
string(66) "ish-ylli-i-manchester-city-sndihem-i-sigurt-te-dale-jashte-ne-shba"

Gazeta Express

03/06/2020 17:39

Ish-ylli i Manchester City: S’ndihem i sigurt të dalë jashtë në SHBA

Gazeta Express

03/06/2020 17:39

Ish-mbrojtësi i Manchester City, Nedum Onuoha, e pranon se asnjëherë nuk ndihet 100 për qind i sigurt të dalë jashtë në Shtetet e Bashkuara dhe ka thënë se i përkrah plotësisht protestat e vazhdueshme kundër brutalitetit policor në Amerikë.

Protesta të shumta dhe të dhunshme janë duke u mbajtur në SHBA dhe në gjithë botën pasi George Floyd u vra javën e kaluar nga një polic, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Floyd, një afro-amerikan, vdiq më 25 maj pasi polici Derek Chauvin e shtypi me gju në qafë për disa minuta. Chauvin, nga policia e Minneapolis, është përjashtuar nga puna dhe ndaj tij është ngritur akuzë për vrasje të shkalles së tretë.

Onuoha, i cili tani luan për Real Salt Lake në Major League Soccer në SHBA, thotë se protestat të tilla masive është dashur të ndodhnin shumë më herët.

“Unë gjithmonë jam i vetëdijshëm për mënyrën sesi sillem. Në përgjithësi, nuk më pëlqen ta them këtë, por ndiej frikë nga policia të cilës nuk i besoj”, tha Onuoha për BBC.

“Kurrë nuk ndihem 100 për qind i sigurt kur dal jashtë në SHBA”, shtoi ai. /Gazeta Express/