Ish-ministri i Shëndetësisë: Më lehtë i respektoj masat, se sa orën policore! - Gazeta Express
string(74) "ish-ministri-i-shendetesise-me-lehte-i-respektoj-masat-se-sa-oren-policore"

Ish-ministri i Shëndetësisë: Më lehtë i respektoj masat, se sa orën policore!

Gazeta Express

06/07/2020 10:04

Ka arritur në 3 mijë e 508 numri i të infektuarve me virusin COVID-19 anembanë Kosovës.

Vetëm mbrëmë janë konfirmuar 152 raste të reja, numri më i madh i tyre nga komuna e Prishtinës.

Lexo Edhe:

Pas numrit të madh të infektimeve si dhe humbjes së jetëve, dje Qeveria e Kosovës ndërmori masa të reja duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve.

Pas kësaj ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani.

Ai tha se më mirë i respekton masatë e vendosura, se sa kufizimet (apo orën policore), transmeton Indeksonline.

“Unë më mirë dhe më lehtë i respektoj masat ( maska, distanca dhe higjiena) se sa kufizimet ( orën policore), e Ti?”, shkroi ai.