Ish-kandidati për selektor të Kosovës e merr në dorë klubin e njohur evropian - Gazeta Express
string(77) "ish-kandidati-per-selektor-te-kosoves-e-merr-ne-dore-klubin-e-njohur-evropian"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 10:08

Ish-kandidati për selektor të Kosovës e merr në dorë klubin e njohur evropian

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 10:08

Alexander Frei ishte njëri prej kandidatëve potencialë për ta marrë në dorë ekipin kombëtar të Kosovës, muaj më parë.

Lexo Edhe:

Trajneri zviceran ishte i lirë në momentet që Federata e Futbollit të Kosovës po kërkonte selektor të ri dhe mediat zvicerane e shihnin atë si kandidat për t’i marrë në dorë “Dardanët”.

Por, në fund shtëpia e futbollit kosovar e zgjodhi opsionin Alain Giresse, duke i hequr përfundimisht krejt dilemat, pas pritjes së gjatë prej disa muajve.

E në ndërkohë, edhe Frei u bë me ekip të ri, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-kandidati për postin e selektorit të Kosovës së fundmi e mori në dorë klubin e njohur zviceran, Basel.

Siç ka njoftuar klubi helvetik, ish-përfaqësuesi zviceran ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Frei synon ta jetë i suksesshëm me klubin e njohur evropian.

Herën e fundit, ai ishte trajner i Winterthurit, ndërsa muaj më parë shihej si pasues eventual i trajnerit të shkarkuar, Bernard Challandes.

Frei e kishte një karrierë të suksesshme edhe si lojtar dhe konsiderohet si një legjendë e Zvicrës. /Gazeta Express/