Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës me disa kredi: Jetoj me qira dhe nuk kam pasuri të paluajtshme - Gazeta Express
string(98) "ish-deputeti-i-kuvendit-te-kosoves-me-disa-kredi-jetoje-me-qera-dhe-nuk-kam-pasuri-te-paluejtshmee"

Gazeta Express

09/07/2020 9:06

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës me disa kredi: Jetoj me qira dhe nuk kam pasuri të paluajtshme

Gazeta Express

09/07/2020 9:06

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Deda nuk ka të deklaruar asgjë tek pasuria e paluajtshme, derisa ka bërë me dije se së bashku me bashkëshorten para të gatshme në institucione financiare ka mbi 2 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Lexo Edhe:

“Unë jetoj me qira dhe nuk kam asnjë pasuri të paluejtshme për deklarim”, ka dhënë sqarimin e tij mes tjerash për AKK-në.

Tutje sipas të njëjtit formular deklarimi, Deda ka detyrime financiare ndaj tre bankave.

Deda ka marrë 16 mijë euro kredi për Studime Post Universitare, të cilën është i obliguar ta përfundojë në vitin 2023.

Një kredi tjetër personale ai e ka marrë në vitin 2017, të cilën pritet ta përmbyllë në vitin 2027, prej 25 mijë euro.

6 mijë e 280 euro si kredi personale i ka marrë me leasing në vitin 2018, me afat kthimi deri në vitin 2023.

Kredi personale prej 3 mijë eurosh, ka marrë edhe bashkëshortja e Dedës.