Interi përshpejton rinovimin e kontratës së Martinez për shkak të Barçës - Gazeta Express
string(72) "interi-pershpejton-rinovimin-e-kontrates-se-martinez-per-shkak-te-barces"

Interi përshpejton rinovimin e kontratës së Martinez për shkak të Barçës

Gazeta Express

05/12/2019 18:00

Lautaro Martinez njeriu i momentit në shtëpinë e Interit.

Në një intervistë dhënë një ditë më parë, sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, premtoi besnikëri skuadrës zikaltër të cilës i detyrohet shumë.

Lexo Edhe:

Por, pavarësisht deklaratave të 22-vjeçarit, drejtuesit e Interit i tremben interesimit të Barcelonës dhe po përshpejtojnë për t’i rinovuar kontratën argjentinasit.

Sipas asaj që raporton ‘Sport Mediaset’, dy agjentët e Lauators kanë zbarkuar këtë të enjte në aeroportin e Milanos. Beto Yaque dhe Rolando Zarate do të qëndrojnë në kryeqendrën e Lombardisë për rreth 1 javë pasi bisedimet me Interin pritet të jenë intensive.

Aktualisht Martinez, autori i 13 golave në këtë sezon me zikaltërit, është një nga lojtarët më pak të paguar te Interi me një pagë prej vetëm 1,5 milionë eurosh në sezon.

Marotta dhe Ausilio kanë gati një marrëveshje të re deri në vitin 2025 me një pagë prej 3,5 milionë eurosh në sezon plus bonuset, ndërkohë që kërkojnë që t’i heqin edhe klauzolën e largimit prej 111 milionë eurosh ose t’ia dyfishojnë atë për të shmangur interesimin e Barçës që e shikon numrin 10 zikaltër si pasuesin e Luis Suarez.