Një fitore me tri pikë ndaj Parmës do ta vuloste matematikisht titullin kampion.
Megjithatë, zikaltrit mund të nisin festën edhe përpara se të zbresin në fushë.
Pas mbylljes së javës së 34-t, Interi është gjithnjë e më afër titullit të 21-të në histori.
Me katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, djemtë e Chivu-së (të cilët barazuan 2-2 ndaj Torinos) ruajnë një avantazh prej 10 pikësh ndaj Napolit ndjekës dhe 12 pikësh ndaj Milanit, që barazoi pa gola me Juven.
Kur mund të shpallet Interi kampion?
Titulli nuk mund të sigurohet të shtunën, më 2 maj, kur Napoli luan në transfertë ndaj Comos.
Megjithatë, festa “nga divani” pra përpara ndeshjes me Parmën të dielën në mbrëmje në San Siro, do të niste nëse Napoli mundet nga Como dhe nëse Milani dështon të fitojë në transfertë ndaj Sassuolos.
Pavarësisht rezultateve të rivalëve, Interi e ka vetë në dorë, një fitore kundër Parmës së Cuestas të dielën, më 3 maj, do t’i shpallte ata matematikisht kampionë të Italisë.
Nga ana tjetër, nëse Napoli humbet dhe Milani fiton ose barazon, zikaltërve do t’u mjaftonte edhe një barazim për të siguruar trofeun.