I dyshuari për të shtënat me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington do të dalë sot para gjykatës.
Personi i identifikuar është 31-vjeçari Cole Tomas Allen, nga Torrance, Kaliforni.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se gjetjet “paraprake” sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër anëtarë të administratës Trump – dhe se vetë Trump ishte një objektiv “i mundshëm”.
Më pak se një orë pas incidentit, Trump tha në një postim në Truth Social tregoi se i dyshuari është arrestuar dhe më pas postoi foton e tij, raporton BBC, transmeton Klankosova
Zbatuesit e ligjit i thanë dje partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se i dyshuari po mbahej në një stacion të Departamentit të Policisë Metropolitane në veriperëndim të Uashingtonit dhe do të transportohej më vonë sot në një qendër paraburgimi në juglindje të kryeqytetit.
Ai pritet të akuzohet zyrtarisht sot për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të një arme zjarri.