Robert Lewandowski vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Barcelonës.
Sulmuesi polak jo vetëm që po e ruan nivelin e tij të lartë, por tashmë ka arritur t’i tejkalojë edhe statistikat që i kishte gjatë periudhës së tij te Borussia Dortmund.
Pas paraqitjes së fundit në kampionat, Lewandowski ka shkuar gola në 188 ndeshje me Barcelonën, duke e kaluar kështu shifrën prej 187 ndeshjesh që e kishte me klubin gjerman, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Një tjetër tregues i formës së tij të jashtëzakonshme është edhe numri i golave.
Gjatë kohës së tij te Barcelona, sulmuesi i ka realizuar 118 gola, me një mesatare prej 0.62 golash për ndeshje.
Ndërkohë, me Dortmundin i kishte shënuar 103 gola në 187 ndeshje, me një mesatare prej 0.55 për takim.
Lewandowski iu bashkua Barcelonës në vitin 2022, pas një periudhe të gjatë në Gjermani ku luajti për 12 sezone, katër prej tyre me Dortmundin – skuadra që e nxori në skenën ndërkombëtare dhe ku u shndërrua në një nga sulmuesit më të frikshëm në Evropë.
Megjithatë, statistikat më mbresëlënëse në karrierën e tij mbeten ato me Bayern Munichun.
Me bavarezët, ai i zhvilloi 375 ndeshje dhe i realizoi 344 gola, me një mesatare të jashtëzakonshme prej 0.92 golash për ndeshje – një nivel që mbetet shumë i vështirë për t’u arritur sërish. /Gazeta Express