Super garë në Ferizaj – Demolli, fitore me ndjenjë të veçantë - Gazeta Express
string(58) "super-gare-ne-ferizaj-demolli-fitore-me-ndjenje-te-vecante"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 9:13

Super garë në Ferizaj – Demolli, fitore me ndjenjë të veçantë

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 9:13

Gazmend Demolli është mësuar të gjendet në shkallën më të lartë të podiumit të fituesve, por pas garës në Ferizaj, ai pati një ndjenjë të veçantë.

Derisa Gazi doli i pari në Klasën 14 dhe në plasmanin e përgjithshëm, të garës së parë për sivjet në auto sllallom, djali i tij Olti debutoi në një garë zyrtare në auto sllallom dhe e përfundoi në mënyrën më të mirë, duke u renditur i pari në Klasën 12.

“Jam i kënaqur që kampionatin e nisa me fitore, por sot ishte ndjenjë e veçantë, pasi edhe Olti debutoi me fitore. Shpresoj që edhe ai të ketë karrierë të mirë në auto sport. Sa i përket garës së sotme, vlen të theksohet organzimi shumë i mirë si dhe pjesëmarrja e kënaqshme e garuesve që janë sinjale pozitive për një kampionat interesant”, tha Gazmend Demolli pas fitores.

Anëtari i Prishtina Racing Team, deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme 03:22.628 (01:42.074 dhe 01:40.554).

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Valon Jaha i Prizrenit D&G me kohë 03:33.436 (01:43.030 dhe 01:42.406 – 8 sekonda penallti).

Podiumi i fituesve u plotësua me Belkim Fazliun, po ashtu i Prizreni D&G me kohë 03:45.184 (01:54.877 dhe 01:50.307).

Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi AK Ferizajt me 60 pikë, pasuar nga Auto Kosova – Ferizaj (50), Prishtina RT (45), AK Drenica (38), AK Prizreni D&G (27), AK Gjakova 137 (20), KMDK (20) Spirit Karting Kosova me 15 pikë.

Në përgjithësi, gara u vlerësua shumë e mirë, ndërsa AK Ferizaj dëshmoi se me punë e përkushtim të madh organizohen gara të nivelit të lartë.

Rezultatet:

Plasmani i përgjithshëm

1. Gazmend Demolli (Prishtina RT) 03:22.628

2. Valon Jaha (Prizreni D&G) 03:33.436

3. Belkim Fazliu (Prizreni D&G) 03:45.184

Klasa 2

1. Ardit Namligjiu (Auto Kosova) 04:33.372

Klasa 3

1. Dion Muhaxhiri (Gjakova 137) 03:55.395

2. Gëzim Krasniqi (Prishtina RT) 04:06.943

3. Vehad Qorolli (AK Ferizaj) 04:10.370

Klasa 4

1. Visar Gjikolli (KMDK) 04:09.448

2. Loris Rexhepi (Auto Kosova) 04:28.155

Klasa 5

1. Unik Ramadani (AK Ferizaj) 04:20.680

2. Besian Hajdini (Auto Kosova) 04:32.415

3. Altin Berisha (AK Ferizaj) 04:37.609

Advertisement
Advertisement
Advertisement