Infermieri i propozon partneres për martesë në mënyrë të pazakontë - Gazeta Express
string(66) "infermieri-i-propozon-partneres-per-martese-ne-menyre-te-pazakonte"

Fun

Gazeta Express

06/01/2021 10:33

Infermieri i propozon partneres për martesë në mënyrë të pazakontë

Fun

Gazeta Express

06/01/2021 10:33

Një infermier nga provinca e Brindis në Itali, i shkroi propozimin për martesë të dashurës së tij në kostumin anti-Covid që mban çdo ditë për punë.

Infermieri 32-vjeçar punon në departamentin e Pneumologjisë të spitalit Ostuni.

Lexo Edhe:

“Carmeli, do të martohesh me mua? Po, jo,” shkroi ai në pjesën e pasme të kostumit. Më pas e postoi foton në rrjetin social “Facebook”, dhe etiketoi të dashurën e tij.

Përgjigjja nuk vonoi shumë. Ajo u përgjigj me një po, përsëri në Facebook.

“Rezultova pozitiv me Covid, midis të parëve, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë ndër të parët që vaksinohen”, tha infermieri.

“M’u përforcua ideja që jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, të tilla si miqtë më të ngushtë, familja e origjinës dhe e ardhmja”./Gazeta Express/