Incidenti ndaj Berishës, Meta: Kryeministri nxori fytyrën e vërtetë - Gazeta Express
string(65) "incidenti-ndaj-berishes-meta-kryeministri-nxori-fytyren-e-vertete"

Incidenti ndaj Berishës, Meta: Kryeministri nxori fytyrën e vërtetë

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 18:06

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat këtë pasdite ku dhe ka komentuar protestën e sotme të opozitës si edhe incedentin ndaj Berishës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PL-së u shpreh se sipas tij atentati mafioz ndaj Berishës ishte i orkestruar nga Rama.

Lexo Edhe:

Sipas Metës, opozita sot tregoi se ka vizionin për të shporrur këtë sekt kriminal nga pushteti.

Duke falenderuar qytetatarët, duke të falenderoj Berishën, për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar vetëm nga Edvin Kristaq Rama, që kishte nje qëllim, të devijonte një protestë tërësisht paqësore në një manisfestim dhune me viktima. Eshtë e qartë që sot Edi Rama për të fajësuar opozitën si shkaktare të dhunës, nxori fytyrën e tij të vërtetë.

Sot Edi Rama, u tregoi të gjithë shqiptarëve, se është anemiku më i madh i paqes sociale në vend. Që është pasuesi me bastard i një regjimi që i shkaktoi vendit drama për 5 dekada dhe që është pengmarrësi i të ardhmes Europiane të Shqipërisë.

Sot opozita tregoi se ka të gjithë vizionin, vetëpërmbatjen dhe qendrueshmerine e duhur për ta shporrrur këtë sekt kriminal, që shkatërron bashkëjetesën sociale, përdhos kushtetutën dhe bllokon integrimin europian për interes të mafias“, u shpreh Meta.

Teksa është pyetur rreth personit i cili sulmoi ish-kryeministrin Berisha, nëse ai vuante nga probleme mendore, Meta u përgjigj duke thënë se Gert Shehi është bashkëpunëtor i policisë kriminale, dhe sipas tij kartela është justifikim.

Probleme mendore apo sulm i kooordinuar?

“Mund të them se kemi të bëjmë me një aksion të mirëorganizuar shtetëror dhe policor, ai është bashkëpunëtor i policisë kriminale. Është kamufluar si pjesë e medias dhe në një moment të caktuar ka bërë veprime pa gjakftohtësi. Për sa i takojnë alibie të kartelave janë justifikuese. Ai ishte vetë Edi Rama njeri pa besë, burracak dhe shkelës i kushtetutës dhe kodit moral. Kjo nuk justifikohet as me kartelë”, u shpreh ai.

/Gazeta Express