IKSHPK sërish kërkon ndihmën e qytetarëve për të frenuar koronavirusin - Gazeta Express
string(70) "ikshpk-serish-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-te-frenuar-koronavirusin"

IKSHPK sërish kërkon ndihmën e qytetarëve për të frenuar koronavirusin

Gazeta Express

29/03/2020 7:31

Duke përsëritur sërish se pa ndihmën e qytetarëve nuk mund të ndalet koronavirusi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka apeluar qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të ekspertëve e të qëndrojnë në shtëpi.

Në një postim në Facebook, IKSHPK ka shkruar se situatën epidemiologjike “po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!”

Lexo Edhe:

“Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!” thuhet në apelin e IKSHPK-së.