Ibrahimovic: Kurrë nuk e lashë Milanin - Gazeta Express
string(36) "ibrahimovic-kurre-nuk-e-lash-milanin"

Gazeta Express

29/01/2020 18:40

Ibrahimovic: Kurrë nuk e lashë Milanin

Gazeta Express

29/01/2020 18:40

Sulmuesi suedez e ka shprehur edhe një herë dashurinë që e ndien për gjigantin italian

Zlatan Ibrahimovic e ka shprehur edhe një herë dashurinë që e ndien për Milanin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi suedez u rikthye këtë muaj tek “Rossoneri” pas një periudhe të gjatë.

Mirëpo, ai gjithmonë e ka thënë se nuk është larguar me dëshirën e tij në atë kohë, kur i ishte bashkuar Paris Saint-Germainit.

“Nuk e kam lënë kurrë Milanin”, ka shkruar veterani i sulmit në rrjetet sociale.

Ibra e gjeti golin e dytë mbrëmë në eksperiencën e dytë “Rossonere” pasi e shënoi golin e katërt ndaj Torinos në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Gjithashtu, ai kishte realizuar edhe në Serie A ndaj Cagliarit.

Ish-futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Paris Saint-Germainit, Manchester Unitedit dhe Los Angeles Galaxy u rikthye në San Siro pas shtatë vjetësh e gjysmë. /Gazeta Express/