I iku Policisë në Pejë por u kap nga njësitet tjera, shoferi gjobitet me 500 euro dhe me gjoba tjera - Gazeta Express
string(99) "i-iku-policise-ne-peje-por-u-kap-nga-njesitet-tjera-shoferi-gjobitet-me-500-euro-dhe-me-gjoba-tjera"

I iku Policisë në Pejë por u kap nga njësitet tjera, shoferi gjobitet me 500 euro dhe me gjoba tjera

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 14:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se Policia në Pejë derisa ishin në një pikë kontrolli ka kërkuar nga një shofer të ndalet, mirëpo i njëjti ka ikur.

Ai më pas është ndaluar nga njësitet tjera,

Lexo Edhe:

Policia thotë se ia ka ka vozitur veturën nën masën mbrojtëse.

Shoferi është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse dhe i është sekuestruar përkohësisht vetura.

“Me datё 16.04.2024, deri sa Njёsia e komunikacionit rrugor DRP Pejё, ishin nё pikё kontrolli dhe pasi nga zyrtaret policor ёshtё kёrkuar tё ndalon kundёrvajtёsi, i njejti ka ikur nga Policia, por ёshtё ndaluar nga njёsitet tjera ne terren, pas verifikimit tё kundёrvajtёsit rezulton se ishte duke e vozitur veturen nёn masen mbrojtёse, tё njejtit nga zyrtaret policor iu ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej: 500 euro, 5 pikё negative, 6 muaj masё mbrojtёse dhe iu ёshtё sekestruar pёrkohёsisht vetura.”