Latifi: Më shumë po informohemi për anëtarësimin në KiE nga Serbia se nga Qeveria e Kosovës - Gazeta Express
string(90) "latifi-me-shume-po-informohemi-per-anetaresimin-ne-kie-nga-serbia-se-nga-qeveria-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 21:18

Latifi: Më shumë po informohemi për anëtarësimin në KiE nga Serbia se nga Qeveria e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 21:18

Profesori Blerim Latifi në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE më shumë informata po jep Qeveria e Serbisë.

Ai thqa se nuk është e qartë se cilat janë kapacitetet dhe cili është niveli i angazhimit të Kosovës në luftën diplomatike, që sipas tij po zhvillohet mes palëve që janë kundër dhe atyre që janë pro anëtarësimit.

Lexo Edhe:

“Është shqetësuese, është një far errësire informative. Ne po informohemi më shumë nga Qeveria e Serbisë. Dmth dje doli Vuçiqi tha Kosova luhahet mes 32 dhe 29 vota. Vucici na jep informatë se si është gjendja, si i kemi puntë atje. Kjo tregon që atje është duke u zhvilluar një luftë e madhe diplomatike mes palëve që janë pro dhe atyre që kanë dilema ose janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ne nuk e kemi fare të qartë se cilat janë kapacitetet dhe cili është niveli i angazhimit të Kosovës në këtë luftë diplomatike”, tha Latifi.