I biri i Rooneyt nënshkruan me Manchester United - Gazeta Express
string(48) "i-biri-i-rooneyt-nenshkruan-me-manchester-united"

Futboll

Gazeta Express

18/12/2020 13:45

I biri i Rooneyt nënshkruan me Manchester United

Futboll

Gazeta Express

18/12/2020 13:45

I biri i Wayne Rooney po i ndjek hapat e babait të tij duke nënshkruar kontratë me klubin e Manchester United në moshën 11-vjeçare.

Lexo Edhe:

Kai është fotografuar së bashku me babanë dhe nënën e tij, duke vendosur të zezën mbi të bardhë në kontratën e ofruar nga klubi i Old Trafford, raporton Gazeta Express.

Wayne Ronney, ishte pjesë e United nga viti 2004 deri në 2017, duke bërë 559 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Kai gjithashtu ishte fotografuar duke mbajtur lart një fanellë të United me numrin 10 në pjesën e pasme, të njëjtin numër që mbante babai i tij.

Wayne është golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave me 253 gola nga 559 paraqitje. /Gazeta Express/