Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt - Gazeta Express
string(86) "hovenier-jankoviqin-e-njohim-mire-jemi-te-shqetesuar-per-te-shpresoj-te-lirohet-shpejt"

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 13:37

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin dhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, në Serbi.

Lexo Edhe:

Hovenier tha se ambasada e njeh mirë rolin që ai ka luajtur në Policinë e Kosovës dhe se e njohin mundin e tij për integrimin e komunitetit serb në polici, raporton Gazeta Express.

“Jankoviq është i njohur mirë nga Ambasada Amerikane dhe shumë të tjerë. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar. Ai është dikush që e njohim prej shumë vitesh, një serb etnik i Policisë së Kosovës që ka shpenzuar shumë energji dhe kohë në polici duke ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës. Ai ka luajtur një rol të veçantë për të siguruar që ndjeshmëria e lidhur me komunitetin serb të jetë e adresuar nga Policia e Kosovës, si dhe ka luajtur rol për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovë, përfshirë edhe monastiret ortodokse. Ne jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të lirohet shpejt”, tha Hovenier para gazetarëve.

Ndërkaq, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.