Horoskopi për sot, këto janë shenjat me fat - Gazeta Express
string(42) "horoskopi-per-sot-keto-jane-shenjat-me-fat"

Horoskopi për sot, këto janë shenjat me fat

Fun

Gazeta Express

26/03/2021 7:07

HOROSKOPI

Dashi

Lexo Edhe:

Rritet ndikimi i Afërditës në shenjë dhe një periudhe mjaft intensive në punë është momenti më i favorshëm për t’u marrë me sektorin e zemrës. Mbrëmja interesante me partnerin.

Demi

Treshja Afërditë-Mars dhe Jupiter sot premton për një periudhë mjaft pozitive e ajo që ka më shumë rëndësi është se ka një rreze të gjërë veprimi.Kujdes nga joshjet apo premtimet e rreme.

Binjakët

Edhë për ju Hëna sot është më e “bukur” se kurrë, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë. Kthjelltësinë në ide dhe qetësinë shpirtërore.

Gaforrja

Sot “përplasja” e Mërkurit dhe Marsit nga njëra anë dhe Afërditës dhe Jupiterit nga ana tjetër do të reflektohet edhe tek ju, prandaj ka të ngjarë të jeni në gjendje konfuzionale.

Luani

Edhe ju do të jeni në shenjën e Hënës, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale mund të rrezikohen nga qëndrimi i ngurtë i juaji në momente kyçe. Probleme të vogla shëndeti janë kalimtare.

Virgjëresha

Janë një seri yjesh që ju favorizojnë, por mbi të gjitha sot do të keni mbështetjen e planetit të zjarrtë, Marsit, që ju bën më aktivë. Por ama duhet të dini se kush nuk guxon nuk mund të fitojë.

Peshorja

Për të lindurit e kësaj shenje do të jenë Mërkuri, Marsi dhe Jupiteri janë ata që do t’ju tregojnë rrugën që duhet të ndiqni drejt suksesit. Për dashurinë është Afërdita pozitive në shenjë, por jeni disi të turbullt.

Akrepi

Përgjithësisht dita e sotme pritet të jetë e mirë, për shkak të një kuadri yjor në pjesën më të madhe pozitiv. Një propozim në lidhje me raportet ndërpersonale do të bëjë të humbni qetësinë.

Shigjetari

Vazhdoni të mbani ritmin e këtyre ditëve, pasi gradualisht edhe yjet do të kthehen në anën tuaj dhe do t’ju mbështesin. Eshtë mirë që të mos ndërhyni në një çështje jo shumë të qartë.

Bricjapi

Tensionet që sjellin Marsi dhe Mërkuri në shenjë duket se do t’i frenojë Afërdita në një pozicion shumë të favorshëm së bashku me Jupiterin. Por jo pasionet e dashurisë që ju ndezin.

Ujori

Nuk mjafton vetëm pozicioni dhe “bujaria” e shumë yjeve që ju mbështesin për të arritur suksesin e dëshiruar, por duhet të shkundeni e të ndërmerrni iniciativën ju vetë. Mirë erosi.

Peshqit

Duke pasur aleatë të tillë si Marsi dhe Jupiteri në qiell do të keni shumë më tepër mundësi që t’ia dilni mbanë në shumë drejtime. Kujdes, kokëfortësia nuk ju ka ndihmuar asnjëherë