Historike, Kosova U18 kualifikohet në Botëror - Gazeta Express
string(44) "historike-kosova-u18-kualifikohet-ne-boteror"

Sport

Gazeta Express

03/03/2024 11:47

Historike, Kosova U18 kualifikohet në Botëror

Sport

Gazeta Express

03/03/2024 11:47

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

Lexo Edhe:

Nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) kjo arritje është vlerësuar si sukses historik.

Vlen të theksohet se deri më tani asnjë kombëtare e sportisteve e Kosovës, sa i takon sporteve ekipore, nuk është kualifikuar në Botëror.

Këtë e kishin arritur vetëm hendbollistët e Kosovës U21, që në vitin 2019 u paraqitën në Botërorin në Spanjë.

/Gazeta Express/