Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Secila datë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes dhe krenarisë - Gazeta Express
string(116) "haradinaj-kujtonmasakren-e-izbices-secila-date-ne-kalendarin-e-shqiptareve-eshte-deshmitare-e-dhembjes-dhe-krenarise"

Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Secila datë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes dhe krenarisë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 10:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejëb e Pozharit e cila kishte thyer keq armikun.

Haradinaj me këtë rast ka kujtuar të rënët e kësaj beteje, Elez Geci dhe Maxhun Berisha.

Lexo Edhe:

“Ne fundin e marsit 1999, kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe 147 shqiptarët e vrarë të pa armatosur në Izbicë.

“Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë muajshe”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se secila datë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes dhe vuajtjes.

“Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut. Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”, ka përfunduar Haradinaj.