Hapet e pamja për të riun nga Mitrovica, ishte rrahur dhe kishte qëndruar në koma - Gazeta Express
string(80) "hapet-e-pamja-per-te-riun-nga-mitrovica-ishte-rrahur-dhe-kishte-qendruar-ne-koma"

Hapet e pamja për të riun nga Mitrovica, ishte rrahur dhe kishte qëndruar në koma

Lajme

Gazeta Express

16/01/2022 13:50

I riu nga Mitrovica Ermal Delija ka vdekur dje, ndërsa për të sot është hapur e pamja.

I ndjeri ishte rrahur në tetor të vitit të kaluar dhe si pasojë kishte qëndruar edhe në komë.

Lexo Edhe:

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë njoftuar se sulmuesi ndodhet në paraburgim.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Varrimi pritet të bëhet pas përfundimit të autopsisë.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra.