Guardiola: Unë qëndroj në Man City, edhe nëse na dërgojnë në kategorinë e 4-të - Gazeta Express
string(76) "guardiola-une-qendroj-ne-man-city-edhe-nese-na-dergojne-ne-kategorine-e-4-te"

Gazeta Express

17/02/2020 14:29

Guardiola: Unë qëndroj në Man City, edhe nëse na dërgojnë në kategorinë e 4-të

Gazeta Express

17/02/2020 14:29

Pep Guardiola ua ka bërë me dije lojtarëve të Manchester City’t se ai është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit dhe se do të qëndrojë edhe nëse klubi dënohet me rënie në League Two – nivelin e katërt të futbollit anglez.

Edhe Raheem Sterling është i përkushtuar ndaj City’t, me gjithë vendimin e UEFA-s për t’ia ndaluar kampionit anglez pjesëmarrjen në garat evropiane për dy sezonet e ardhshme, për shkak të shkeljeve serioze të rregullave të fair play’t financiar, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

City do të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Pas vendimit të UEFA-s të premten, kanë qarkulluar shumë thashetheme se trajneri spanjoll do të vendosë të largohet nga City.

Por, Guardiola ka thënë me përkushtim se nuk e braktis klubin pavarësisht se në cilën ligë luan.

“Shikoni, unë do të qëndroj këtu, pavarësisht se në cilën lugë luajmë. Edhe nëse na dërgojnë në League Two, prapë do të jem këtu. Kjo është koha për të qëndruar të bashkuar”, Guardiola u ka thënë lojtarëve të Man City’t, sipas Sky Sports.

Kontrata e Guardiolës me City’n mbaron në fund të sezonit 2020/21 dhe ai nuk e ka ndërmend ta ndërpresë atë.

49-vjeçari asnjëherë nuk e ka shkëputur kontratën me asnjë prej klubeve që i ka menaxhuar. /Gazeta Express/