Grupi i dialogut, afat deri më 1 korrik për reformën zgjedhore - Gazeta Express
string(61) "grupi-i-dialogut-afat-deri-me-1-korrik-per-reformen-zgjedhore"

Grupi i dialogut, afat deri më 1 korrik për reformën zgjedhore

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2024 22:33

Grupi i dialogut në Komisionin e Ligjeve ka miratuar planin e punës për reformën zgjedhore.

Brenda datës 1 korrik 2024 dokumenti që do të miratohet, do të duhet të prezantohet në formën e një draft-ligji në Komisionin e Ligjeve dhe më tej në Kuvend.

Lexo Edhe:

Në dokumentin e hartuar dhe miratuar, vihet re se takimi i parë do të mbahet më 18 prill, ku parashikohet të diskutohet përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve dhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve.

Takimi i dytë do të jetë më 24 prill. Në fokus të këtij takimi do të jetë; “Regjistrimi i subjekteve zgjedhore, regjistrimi i kandidatëve, zona zgjedhore dhe numri i mandateve për çdo zonë. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 04.10.2021 dhe nr. 28, datë 30.06.2021”.

Më 30 prill, do të diskutohet për votën e diasporës: Votimi i shtetasve, administrimi dhe numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 38, datë 9.12.2022

Më 6 maj pritet të diskutohet: Kufizimet dhe/ose ndalimet e parashikuara për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje.

Më 15 maj parashikohet diskutimi i përgatitjes së institucioneve për zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Komisionet e nivelit të parë të Administrimit të Zgjedhjeve;  Komisionet e nivelit të dytë të Administrimit të Votimit. Gjithashtu atë ditë pritet të diskutohet organizimi i infrastrukturës së zgjedhjeve; përgatitja e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimi i materialeve zgjedhore; Kushtet për administrimin e votimit dhe rezultati zgjedhor; Teknologjia në zgjedhje, pilotimi, garancite e votimit dhe te procesit të numërimit; Transparenca e veprimtarisë së KQZ-së dhe organeve te tjera.