Gripi po ua merr jetën kosovarëve: Shënohen gjashtë viktima - Gazeta Express
string(58) "gripi-po-ua-merr-jeten-kosovareve-shenohen-gjashte-viktima"

Gazeta Express

20/02/2020 12:35

Gripi po ua merr jetën kosovarëve: Shënohen gjashtë viktima

Gazeta Express

20/02/2020 12:35

Nga tetori i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë janë prekur 214 persona me grip me influencën A dhe B. Nga këta persona, gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë.

Detaje për këta pacientë ka dhënë gjatë ditës së enjte infektolgu i QKUK’së, Valbon Krasniqi.

Lexo Edhe:

Ai ka konfirmuar se deri më tani nga gripi sezonal në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë ndërruar jetë gjashtë persona.

“Mund të ju konfirmojë se në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë ndërruar jetë. Katër prej tyre kanë qenë me sëmundje të mëhershme kronike të njohura”, ka thënë Krasniqi për Express.

E në bazë të këtyre statistikave Instituti ka shpallur edhe gjendjen epidemike me gripin sezonal, por është deklaruar se është nën kontroll. “Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, pritet të vazhdojë intensitet i lartë edhe muajin e ardhshëm”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkohë nga gripi në Kosovë ka vdekur një 28-vjeçare si dhe një 47-vjeçar./GazetaExpress/