Gratë që janë seksualisht aktive e përjetojnë menopauzën më lehtë - Gazeta Express
string(65) "grate-qe-jane-seksualisht-aktive-e-perjetojne-menopauzen-me-lehte"

Gazeta Express

15/01/2020 10:57

Gratë që janë seksualisht aktive e përjetojnë menopauzën më lehtë

Gazeta Express

15/01/2020 10:57

Gratë, të cilat kryejnë marrëdhënie çdo javë e përjetojnë menopauzën më vonë si dhe më lehtë, në krahasim me ato që nuk janë seksualisht aktive, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Ekspertët nga Universiteti i Londrës kanë marrë në pyetje 3.000 gra, në lidhje me shpeshtësinë që ato kanë kryer marrëdhënie gjatë 10 viteve të fundit.

Lexo Edhe:

Si rezultat, ekspertët kanë vërejtur se gratë, të cilat kanë qenë seksualisht më aktive e kishin përjetuar menopauzën më vonë, si dhe simptomat e kësaj periudhe ishin më të lehta. Sipas informacioneve të marra nga ky studim, gratë që kishin kryer marrëdhënie rregullisht, kishin 28% shans më pak për ta përjetuar menopauzën para moshës 51 vjeçare.

Sipas shkencëtarëve, nëse një grua ndalon së kryeri marrëdhënie, atëherë organizmi e ndërprenë ciklin e ovulacionit, dhe menopauza fillon më herët.

Menopauza është një cikël normal i grave. Kjo periudhë zakonisht fillon nga mosha 45 dhe 55 vjeçare dhe manifestohet me paaftësinë e grave për të mbetur shtatzënë. Menopauza gjithashtu karakterizohet edhe me prishje të balancit të hormoneve seksuale, djersitje, nevojë e ulët për seks, vështirësi në koncentrim dhe ndryshime të vazhdueshme të disponimit. /Express