Granit Xhaka del me një mesazh të fortë pas ndeshjes kundër Serbisë - Gazeta Express
string(67) "granit-xhaka-del-me-nje-mesazh-te-forte-pas-ndeshjes-kunder-serbise"

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 14:53

Granit Xhaka del me një mesazh të fortë pas ndeshjes kundër Serbisë

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 14:53

Granit Xhaka ka bërë një tjetër postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”.

Në fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë, mesfushori nga Kosova ishte cak i provokimeve të vazhdueshme, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

30-vjeçari reagoi edhe në fushë me një gjest, që nuk kaloi pa u komentuar.

Megjithatë, Xhaka duket se nuk është i fokusuar te komentet rreth tij.

“Ata që përqendrohen më mirë janë relativisht imun ndaj turbulencave emocionale”, shkroi mesfushori i Arsenalit.

Ai përdori edhe fjalinë me “hashtag”: “#writeyourstory”, që i bie “shkruani historinë tuaj”.

/Gazeta Express/