Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu. Më pas në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë.
Forcat e policisë e kanë shoqëruar personin që goditi me grusht Berishën.
Mësohet se badigardët e Berishës pas neutralizimit të situatës e kanë shoqëruar agresorin në ambientet e PD ku ka shkuar dhe ambulanca. /Gazeta Express