Gjykata Themelore në Gjilan redukton stafin, do të trajtohen vetëm këto raste - Gazeta Express
string(76) "gjykata-themelore-ne-gjilan-redukton-stafin-do-te-trajtohen-vetem-keto-raste"

Gjykata Themelore në Gjilan redukton stafin, do të trajtohen vetëm këto raste

Gazeta Express

09/07/2020 10:45

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim që të reduktohet numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ.

Kështu, bazuar në rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kjo gjykatë njofton se është marrë vendim që të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgime.

Lexo Edhe:

“Ndërkohë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhërmbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Gjykata Themelore në Gjilan njoton se zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet, kur është e mundur dhe e lejuar me ligj, në mënyrë elektronike.