Gjilani siguron shërbimet e Ardit Hilës - Gazeta Express
string(39) "gjilani-siguron-sherbimet-e-ardit-hiles"

Gjilani siguron shërbimet e Ardit Hilës

Gazeta Express

12/08/2020 13:40

Nënkampioni i ri i Kosovës ka arritur marrëveshje me mesfushorin elbasanas, i cili do ta përforcojë këtë ekip për sezonin e ardhshëm. Hila në sezonin e fundit luajti për Prishtinën

Ardit Hila është futbollisti më i ri i i Gjilanit.

Lexo Edhe:

Nënkampioni i ri i Kosovës e ka prezantuar sot përforcimin e ri, i cili pritet ta ndihmojë këtë ekip në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori 27 vjeçar i lindur në Elbasan karrierën e tij e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani, shkruan Gazeta Express.

Ai karrierë në Shqipëri kishte bërë edhe në skuadra e Teutës ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për t’u transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesshëm me të kuqtë, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku i kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.

Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vjen pas një viti të kaluar tek Prishtina, nga ku ishte paraqitur në 15 takime.

Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion. /Gazeta Express/