Gjesti dhe Gimbi shpall datën e EP-it “SiR” – ja kur do të publikohet - Gazeta Express
string(65) "gjesti-dhe-gimbi-shpall-daten-e-ep-it-sir-ja-kur-do-te-publikohet"

Muzike

Gazeta Express

01/05/2026 20:24

Gjesti dhe Gimbi shpall datën e EP-it “SiR” – ja kur do të publikohet

Muzike

Gazeta Express

01/05/2026 20:24

Artisti Gjesti ka konfirmuar rikthimin e tij në tregun muzikor me një projekt të ri, i cili pritet të publikohet më 8 maj. Ky minialbum (EP), i titulluar “SiR” (“Sound i Ri”), vjen në bashkëpunim me producentin DJ Gimbo.

Projekti përfshin pesë këngë të reja: “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”. Dyshja ka prezantuar paraprakisht edhe kopertinën e albumit në rrjetet sociale, e cila karakterizohet nga një estetikë eksperimentale dhe elemente vizuale që ndërthurin motive tradicionale me stil modern.

Ky publikim shënon një etapë të rëndësishme në karrierën e Gjestit, i cili e ka cilësuar projektin si një ndër më personalët dhe më të rëndësishmit deri më tani.

View this post on Instagram

A post shared by Gëzim Blakaj (@dj.gimb0)

Në komunikimin me ndjekësit, ai ka theksuar se EP-i është konceptuar si një falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të fansave gjatë periudhës së mungesës së tij nga skena muzikore.

Me një qasje të re artistike dhe bashkëpunim të ngushtë krijues, “SiR” pritet të sjellë një frymë të freskët dhe të ketë ndikim në zhvillimet e këtij sezoni në industrinë muzikore shqiptare. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement