“Delja rozë” – çfarën është projekti misterioz i Gjestit - Gazeta Express
string(52) "delja-roze-cfaren-eshte-projekti-misterioz-i-gjestit"

Muzike

Gazeta Express

30/04/2026 18:34

“Delja rozë” – çfarën është projekti misterioz i Gjestit

Muzike

Gazeta Express

30/04/2026 18:34

Një postim enigmatik në rrjetet sociale ka ndezur kuriozitetin e publikut, pasi një imazh i një deleje rozë u bë viral brenda pak orësh.

Fotografia, e publikuar nga llogaria three60_music në Instagram, ka nxitur reagime të shumta, ndërsa vëmendja u përqendrua te personat e etiketuar: Gjesti dhe Gezim Blakaj.

Kjo detaj ka konfirmuar se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor nga dyshja, e cila prej kohësh bashkëpunon ngushtë në skenën muzikore.

Fushatë që ngre pritshmëritë

Postimi ka gjeneruar menjëherë komente nga fansat, të cilët kanë spekuluar për një hit të ri dhe kanë reaguar me humor ndaj simbolikës së “deles rozë”. Strategjia duket se ka arritur qëllimin: të krijojë interes dhe të mbajë publikun në pritje.

Gjithçka lë të kuptohet se artisti po përgatit një rikthim të fuqishëm, ndërsa elementet vizuale po përdoren si pjesë e një fushate të menduar mirë promocionale.

EP i ri në horizont

Sipas informacioneve të bëra publike nga emisioni Prive, përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”, Gjesti është duke punuar intensivisht për një EP të ri.

Mini-albumi pritet të përmbajë pesë këngë dhe është në fazat përfundimtare të realizimit. Në këtë kontekst, “delja rozë” shihet si një element hyrës që paralajmëron një epokë të re artistike për këngëtarin.

Ndërsa detaje të tjera mbeten ende të pazbuluara, është e qartë se projekti i ri po ndërtohet me kujdes për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar impakt në publik që në momentin e publikimit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement