Mbledhen më të fortit për një send të ri: Klepto bën bashkë ‘bishat’ e repit - Gazeta Express
string(73) "mbledhen-me-te-fortit-per-nje-send-te-ri-klepto-ben-bashke-bishat-e-repit"

Muzike

Gazeta Express

27/04/2026 23:31

Mbledhen më të fortit për një send të ri: Klepto bën bashkë ‘bishat’ e repit

Muzike

Gazeta Express

27/04/2026 23:31

Klepto bëri bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës hip-hop për një projekt të ri.

Në këtë bashkëpunim janë përfshirë Ledri Vula, Capital T, Lumi B dhe Mc Kresha, duke krijuar një nga grupet më të fuqishme që kemi parë kohët e fundit, transmeton Gazeta Metro.

Ky projekt ka ardhur si iniciativë e vetë Kleptos. Ai ishte iniciatori që mbledhi shoqërinë e vjetër për të realizuar këtë këngë, duke bashkuar artistë që rrallëherë shihen të gjithë bashkë në një vend.

Puna për këtë bashkëpunim ka nisur me idenë për të rikthyer energjinë e dikurshme të grupit. Klepto nga New York insistoi që të gjithë të jenë pjesë e këtij sendi të ri, duke u bërë kështu ura lidhëse mes miqve të vjetër të skenës.

Në pamjet e para shihet se artistët janë duke përfunduar xhirimet dhe gjithçka duket gati. Derisa ky bashkëpunim pritet të bëj namin në skenën muzikore./gazetametro.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement