Për koncertin e planifikuar të reperit ndërkombëtar Kanye West më 11 korrik në Shqipëri, parashikohet ndërtimi i një stadiumi të ri në zonën e Kasharit.
Sipas informacioneve paraprake, arena do të mbajë emrin “Eagles Stadium” dhe pritet të ketë një kapacitet rreth 60,000 spektatorë.

Projekti synon të krijojë një hapësirë moderne eventesh, duke transformuar zonën përreth dhe duke ofruar infrastrukturë të përshtatshme për aktivitete të mëdha artistike.
Një nga elementët kryesorë të skenografisë së koncertit pritet të jetë instalimi i një globi gjigant që paraqet planetin Tokë, i frymëzuar nga performancat e mëparshme të artistit në ture ndërkombëtare.
Deri më tani, nuk është bërë publike një datë zyrtare për përfundimin e punimeve. Megjithatë, burime pranë projektit sugjerojnë se ritmi i ndërtimit mund të përshpejtohet për të garantuar gatishmërinë e stadiumit në kohë për eventin. /GazetaExpress/