Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’së - Gazeta Express
string(102) "rezoluta-e-kongresisteve-per-kosoven-ne-nato-kurti-mirenjohes-per-mbeshtetjen-e-palekundshme-te-shbase"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:09

Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’së

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 21:09

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në postimin e tij të bërë në rrjetin social ‘’X’’, Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e palëkundshme të SHBA’ve ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit, përcjell Gazeta Express.

‘’Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe të gjithë rajonit’’, ka thënë Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement