Gjeorgjia shkruan historinë, siguron Evropianin duke eliminuar Greqinë - Gazeta Express
string(69) "gjeorgjia-shkruan-historine-siguron-evropianin-duke-eliminuar-greqine"

Gjeorgjia shkruan historinë, siguron Evropianin duke eliminuar Greqinë

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 21:30

Gjeorgjia ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në Kampionat Evropian.

Kombëtarja e drejtuar nga Willy Sagnol eliminoi sonte Greqinë në finale të “Play-Offit” për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e luajtur në stadiumin nacional “Boris Paichadze” në Tbilisi nuk prodhoi gola përgjatë kohës së rregullt, por as pas vazhdimeve prej 30 minutave.

Fituesi u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë u treguan gjeorgjianët duke triumfuar me rezultatin 4:2.

Gjeorgjia do të jetë pjesë e Grupit F në Evropian, bashkë me Portugalinë, Turqinë dhe Republikën Çeke.

/Gazeta Express/