Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, vijnë në jetë trinjakët e tyre - Gazeta Express
string(70) "gezim-i-trefishte-per-familjen-nga-hasi-vijne-ne-jete-trinjaket-e-tyre"

Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, vijnë në jetë trinjakët e tyre

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 11:11

Gëzim i trefishtë për një familje nga Hasi. Ditën e sotme kanë ardhur në jetë trenjakët e tyre, një djalë dhe dy vajza. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se tashmë familja do të bëhet përfituese e çekut 360,000 lekë të reja.

“Gëzim i trefishtë për familjen nga Hasi, për ardhjen në  jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e bebes 360,000 lekë të reja

Lexo Edhe:

Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë‘, shkruan Manastirliu.